I deleguari i PD për Sarandën komenton rrëzimin e Kurtit: Arrogant, e kërkoi vet

I deleguari i PD-së për Sarandën, Fatbardh Kadilli, ka komentuar rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Kadalli shkruan se Kurti e kërkoi vet rrëzimin, pasi e provokoi diçka të tillë me shkarkimin arrogant që bërin

“Renia e Albinit nuk eshte renie e demokracise. Nuk eshte renie e legjitimitetit. Mjafton te shikojme votat ne parlament. Pse qenkan me legjitime 30 votat e Albinit dhe jo legjitime 80 votat e pjeses tjeter?

Albini e kerkoi vet kete renie. Albini e provokoi vet renien e qeverise dhe koalicionit. Pse quhet shkak i renies se qeverise mocioni i LDK dhe nuk quhet shkak per renien e qeverise shkarkimi arrogant i ministrit te LDK nga Albini?

Me vetem nje deputet me shume se LDK, me vetem 1 % me shume vota ne zgjedhje, me vetem 26 % te votes popullore, Albini sillet si nje lider qe nuk mund te sfidohet nga nje aleat, qofte edhe me nje deklarate.

Cfare ka demokratike ne sjelljen e tij politike? Cfare ka legjitime ne provokimin e tij? Cfare ka te pergjegjshme ne sjelljen e tij? Cfare ka serioze ne sjelljen e tij ndaj partneritetit Euroatlantik?

Vertet qytetaret e Kosoves votuan per te ndryshuar qeverine dhe llojin e te berit politike. Vertet kerkuan nje politike me integritet dhe larg makinacioneve dhe skemave korruptive.

Por, sa i pergjegjshem ishte Albini? Sa e vuri ai pergjegjesine e qeverisjes se Kosoves, mbi kalkulimin e atij vete? Sa mendoi per Kosoven dhe krizen dhe sa mendoi per te fituar pike politikisht fiks ne momentin me te veshtire? Ne Kosove nuk ka nevoje qe nje qeverisje e korruptuar dhe e kapur ne skema kalkulimesh te zevendesohet nga nje qeveri qe drejtohet nga nje person qe nuk do te qeverise, nuk do te mbaj peshe, ose me e pakta nuk duron te ndaj pushtet me te tjeret.

Ne kohe krizash kerkohet unitet. Zakonisht u kerkohet qeverive te bashkepunojne me opoziten. Albini nuk duron dot as LDK.
Dhe dicka per Vjosen.

Vertet sjellja politike e saj pohoi kurajo, pohoi vendosmeri. Por, dilema e tradhetise me duket e ekzagjeruar. Qytetaret e Kosoves nuk i tradhetoi mocioni i LDK i kalkuluar me forcat e PAN-it. I tradhetoi, ne mos me shume, sjellja e Albinit.

Qytetaret e Kosoves donin qeverisje te mire. Albini nuk ishte i gatshem ta bente.

Dhe ne fund per ata qe fajin e renies se qeverise e kerkojne tek amerikanet. Nqs Albini do te ishte i zoti te kryesonte nje qeveri te mire dhe bashkepunuese. Nqs do te ishte i zoti te zgjeronte mbeshtetjen politike pertej edhe koalicionit qeverises, do te ishte ne gjendje te negocionte si nje partner i forte, si nje partner qe di te mbaje nje qeveri te mire dhe njeheresh legjitime.

Albini thjeshte nuk e donte kete qeveri. Kryestari i saj ishte armiku i saj”, shkruan Kadilli. /Sarandanews/