Butrinti merr tre pikët e radhës, fiton pastër në transfertë ndaj Tepelenës

Ekipi i Butrintit ka marrë një tre pikësh të rëndësishëm në ndeshjen e javës së 15-të të Kategorisë së Dytë.

Ekipi sarandiot ka triumfuar në tranfertë përballë ekipit të Tepelenës me rezultatin e pastër 0-2.

Një fitore plotësisht e merituar për skuadrën e Butrintit, të cilët e dominuan takimin gjatë giithë 90 minutave.

Njeriu i ndeshjes për Butrintit ishte Dhrami, i cili shënoi nga një gol në çdo pjesë, duke i dhënë pikët e plota ekipit të tij.

Pas këtij suksesi Butrinti renditet në vendin e katërt me 29 pikë të grumbulluara, ndërsa Tepelena në vendin e 12-të me vetëm 10 pikë.

Ndeshja e radhës për Butrinit do të kundër Naftëtarit në Sarandë, në stadium “Andon Llapa”. /Sarandanews/