Gjyqtarja e Sarandës Nevrie Duka, seancë dëgjimore përballë KPK

Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësorë të Sarandës, Nevrie Duka (Halo), këtë të enjte do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Seanca do të zhvillohet këtë të enjte, 12 Mars, në Pallatin e Kongreseve.

Trupa gjykuese e KPK-së, në seancën përballë Gjyqtares së Sarandës do të jenë Suela Zhegu, Olsi Komici, Genta Tafa (Bungo)

Njoftimi i KPK.

Subjekti: Znj.Nevrie Duka (Halo), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Suela Zhegu, Olsi Komici, Genta Tafa (Bungo)

/Sarandanews/