Gjirokastër, kryetari i FRESSH vendoset administrator i qytetit
Pas paralajmërimeve të kryebashkiakut të Gjirokastrës për ristrukturimin e admnistratës ka ardhur dhe lëvizja e rradhës.
Flamur Golemi ka vendosur në postin e administratorit të qytetit, një post që është risi pasi ka ekzistuar vetëm në fshatra deri më tani, të riun Anest Bashari.
I njohur për bindjet e tij të deklaruara, “i flakti i PS-së” ka gëzuar së fundmi këtë post nga kryetari i bashkisë.
Bashari është aktualisht edhe kryetar i forumit rinor të PS-së.
Ai ka përfunduar studimet e larta për ekonomik ndërsa për disa vite ka punuar në administratë.