FOTOT/ Solidarizimi, Bashkia Sarandë vendos flamurin italian para godinës
Bashkia e Sarandës ka vendosur përpara godinës së saj, krah njëri-tjetrit flamurin italian bashkë me atë shqiptar, në shenjë solidariteti që vendi fqinj po kalon në këto momente me luftën kundër COVID-19.
Italia është shteti më i goditur nga ky virus, i cili i ka marrë jetën mbi 10 mijë personave.
Dy ditë më parë Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar fqinjët që po përballen një situatë të rëndë për shkak të koronavirusit.
Lajmi mori vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe u vlerësua si një gjest i lartë solidariteti prej një vendi të vogël, por me zemër të madhe e që nuk e harron kurrë kontributin e Italisë në ditët tona më të vështira.
Saranda është një nga qytetet më të preferuara të turistëve italianë, të cilët gjatë sezonit veror janë një numër shumë i lartë që preferojnë t’i kalojnë pushimet në këtë qytet.
Gjithashtu, ka edhe disa familje pensionistësh italianë që jetojnë prej vitesh në Sarandë, ku kanë blere dhe aparatamente./Sarandanews.com/