FOTOT/ Nuk ndalet dezinfektimi i rrugëve të Sarandës, Gurma: Do e vijojmë çdo ditë në gjithë territorin e Bashkisë

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka publikuar fotot nga dezinfektimet që kanë vijuar gjatë ditë së martë në rrugët e qytetit.

“Dezinfektuam sot rrugët,vendqëndrimet e kontenierëve të mbetjeve urbane dhe çdo hapesirë publike në Gjashtë,Metoq,Shelegar dhe Berdenesh.

Do të vazhdojmë me të njëjtin proçes në Çukë,Ksamil,Sarandë dhe në të gjithe territorin e mbetur të Bashkisë në ditët në vijim.

Ecim➡️

#Rrininështëpi????Ne jemi pranë jush.

#Sëbashkudotiadalim????????”, nënvizon Gurma. /Sarandanews/