FOTOT/ Jorgo Toro tregon ecurinë e punimeve nga dy investimet që po kryen në Himarë

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Toro, ka publikuar pamjet nga ecuria e punimeve nga qendra e shërbimeve të integruara në Palasë dhe rehabilitim i parkingut në dalje të Dhërmiut Himarës.

“Foto në Kantiere: Qendra e shërbimeve të integruara në Palasë dhe rehabilitim i parkingut në dalje të Dhërmiut Himarës.

Aty ku po punohet për ndërtimin e mureve gabioni tek ish-gurorja në Dhërmi.

Ndërkohë ka filluar ndërtimi i strukturës beton-arme tek godina e qendrës së shërbimeve të integruara.

Investime të shkëlqyera të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Bashkia Himarë”, shkruan kryebashkiaku Himarës, Jorgo Toro. /Sarandanews/