FAKSIMILE/ Vendoset mbyllja e bareve e restoranteve në Sarandë

Ministria e Shëndetësisë njofton se do vijojë mbyllja e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast food-eve, deri më 3 prill.

Në urdhrin e Ministrisë, sqarohet se përjashtohet nga ky vendim vetëm shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

Menjëherë, pas këtij urdhëri Inspektorët e Shëndetit Publik të Sarandës kanë dal në terren duke mbyllur lokalet
dhe baret e qytetit.

Ky vendim vjen në kuadër të masave në luftën ndaj koronavirusit. /Sarandanews/