COVID-19/ Qytetarët e Sarandës qëndrojnë të mbyllur brenda
Ditën e sotme qytetarët e Sarandës janë treguar më të ndërgjegjësuar, duke dalë nga shtëpitë vetëm për lëvizje të domosdoshme, raporton Ora News
Në qytet biznes vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, përveç farmacive, supermarketeve dhe furrave të bukës.
Por në mesin e biznesve ka edhe të pabindur dhe për këtë shkak në Sarandë prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, për t’i inspektuar nga afër të gjitha këto biznese.
Ashtu si në çdo qytet të vendit, edhe në Sarandë ka mungesë të maskave dhe dorezave.
Ndërkohë, vihet re prania e disa personave nga Tirana të cilët kanë mbetur në Sarandë për shkak të karantinës.