Butrinti siguron fitoren e radhës, mposht minimalisht Naftëtarin

Butrinti ka vijuar me rezultatet e shkëlqyera që po korr javët e fundit në Kategorinë e Dytë.

Në sfidën e javës së 17-të, Butrinti ka arritur të sigurojë një tjetër tre pikësh të artë përballë ekipit të Naftëtarit.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa”, ndeshja u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0.

Autori i golit të fitores në këtë ndeshje për sarandiotët ishte Llojaj në minutën e gjashtë të pjesës së parë.

Butrinti arriti ta dominojë takimin kundër Naftëtarit, duke i merituar pikët e plota.

Pas këtij suksesi Butrinti renditet në vendin e katërt me 32 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për sarandiotët do të jetë në transfertë kundër Tomorrit. /Sarandanews/