Apeli i Adrian Gurmës si mjek: Qëndroni në shtëpi, bëjeni në emër të jetës

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka informuar qytetarët në lidhje me dezinfektimet që janë kryet gjatë orëve të fundit, si dhe ka konfirmuar ndërprerëjen e transportit publik urban.

Gurma ka falenderuar të gjithë sarandiotët që kanë respektuar rregullat, duke qëndruar në shtëpi dhe kanë shmangur lokalet dhe restorantet.

Si mjek, Gurma ka dhe një apel mjaft të rëndësishëm. Ai ka kërkuar nga lokalet dhe restorantet që vijojnë të jenë të hapura, të mbyllen, si dhe studentëve të ardhur nga Tirana dhe Durrësi të qëndrojnë në shtëpi.

Postimi Adrian Gurmës.

Vazhduam me desinfektimin në tregun e fruta perimeve, e më tej në të gjithë territorin e Bashkisë dhe do të jemi në këmbë 24/24 për përballimin e situatës!

Është ndërprerë transporti publik urban, ka rënë ndjeshëm qarkullimi i këmbësorëve në rrugë dhe shumë bisnese shërbimi i janë përgjigjur apelit tonë për të qëndruar të mbyllur????????????
Faleminderit për mirëkuptimin e ndërgjegjësimin????

POR ka ende subjekte dhe individë që sillen me INDIFERENCË karshi situatës së krijuar!!

Si Qytetar i Parë,por në të njëjtën kohë edhe si MJEK bëj apel për KUJDES:

QYTETARË:

Qëndroni në shtëpi!

Kufizoni lëvizjet pa arsye dhe konsumojeni kafen apo çajin në ambientet e shtëpisë e shmangni frekuentimin e bareve e restoranteve!
Kthejuni traditës familjare në këto ditë jo të zakonshme!

PRONARË:Mbyllini baret e restorantet këto ditë,në të mirë të stafeve,por edhe të klientëve tuaj,në të mirë të të gjithëve!
Jeta vlen shumë më tepër se sa disa të ardhura financiare të shtuara në këto ditë të vështira!

STUDENTËT DHE QYTETARËT që janë kthyer deri në mëngjesin e sotëm nga Tirana dhe Durrësi të vetëizolohen,të shmangin sa më shumë lëvizjet,e të mos përballemi me të njëjtën situatë që Italia fqinje hasi me zhvendosjen e qytetarëve nga Veriu në Jug!

Bëjeni për veten,për fëmijët e për prindërit.
Bëjeni për këdo!
Bëjeni në emër të jetës????

Panik jo,kujdes po!

#Sëbashkudoiadalim????????

/Sarandanews/