7 Marsi, Gurma uron mësuesit e dal në pension: Para tyre jemi përjetë nxënës
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, së bashku me perfektet e Vlorës dhe Gjirokastrës, në ditën e 7 Marsit kanë uruar mësuesit e dal në pension.
“Sot së bashku me Prefektët e Vlorës e Gjirokastrës dhe drejtuesit e ZA Sarandë uruam mësues në pension, para të cilëve ne mbetemi përjetë nxënës.
Jetë të gjatë e aktive,shëndet e mirësi për ju që do të mbeteni gjithmonë për ne,shembulli dhe modeli që duhet të ndjekim.
Gëzuar 7 Marsin”, shkruan Gurma. /Sarandanews/