Festivali Folklorik në Gjirokastër, Kumbaro: Do të jetë më i bukur se ai i para 5 viteve

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në muajin shtator 2020.

Lajmi u konfirmua nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Pas këtij konfirmini, ka ardhur dhe reagimi i deputetes së zonë, Mirela Kumbaro, e cila shkruan se ky festivam do të jetë më i bukur, më mikpritëse, dhe më i rinuar pas restaurimeve te 5 viteve

“Shumë i bukur lajmi që njoftoi Ministria e Kulturës për mbajtjen e Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër në shtatorin e ardhshëm.

Gjirokastra që ka shkëlqyer nën kurorën e Festivalit 2015, do te jetë edhe më e bukur, edhe më mikpritëse, edhe më e rinuar pas restaurimeve te 5 viteve të fundit, shtimit të strukturave hoteliere, shtimit mbreselenes te numrit te turisteve dhe gjallërimit që i ka bërë Bashkia Gjirokaster jetës së qytetit.

2020 do te jetë e Festivalit por edhe e gjirokastritëve”, shkruan Kumbaro. /Sarandanews/