Delvinë, Anila Denaj dhe Majlinda Qilimi vizitojnë biznesin që prodhon bimë medicinale: Do e mbështesim për ta zgjeruar më shumë aktivitetin

Ministrja e Financave, Anila Denaj, e shoqëruar nga kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi, kanë vizituar biznesin e një prej zonjave të këtij qyteti që operon në fushën e bimëve medicinale dhe eksporton në disa vende të rajonit.

Denaj shprehu mbështetjen e saj për këtë biznes, të cilin Vera, pronarja, kërkon mbështetje për ta zgjeruar dhe më shumë.

POSTIMI I ANILA DENAJ.

????Delvinë – Me kryetaren e Bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi takuam Verën, një nga të paktat gra në Shqipëri e cila prej vitit 1996 operon në fushën e bimëve medicinale dhe eksporton në disa vende të rajonit.????

Në mjediset e saj, ku ka punësuar edhe gra delvinjote gjen nga të gjitha bimët medicinale që rriten në fushat e malet e vendit.????

Dëshira e saj është të zgjerojë aktivitetin dhe ndaj pamë nga afër mundësitë për ta ndihmuar në sigurimin e një financimi për makineri që do ta lejojnë Verën të rrisë kapacitetet përpunuese të këtyre bimëve, por edhe numrin e të punësuarave. ????????‍????????????‍????

✅Gjithashtu biseduam edhe për mbështetjen që po jep qeveria përmes shërbimeve të digjitalizuara që ndihmojnë sipërmarrësit, jo vetëm të kursejnë kohë, por edhe të shmangin radhët e gjata nëpër sportele, për t’iu dedikuar më shumë rritjes dhe përmirësimit të biznesit ????

????Delvinë – Me kryetaren e Bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi takuam Verën, një nga të paktat gra në Shqipëri e cila…

Posted by Anila Denaj on Monday, July 13, 2020