“I forti i Vlorës” në trazirat e 97′, Zani Caushi kërkon lirinë

I cilësuar si i forti i Vlorës në trazirat e 97’, Zani Caushi ka kërkuar lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës.

Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe si Zani Çaushi,i dënuar me burgim të përjetshëm i ka bërë kërkesë Gjykatës së Korçës për të përfituar liri me kusht.

Kërkesa e Çaushit, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës, në sektorin e sigurisë së lartë,është depozituar para disa ditësh dhe deri tani janë mbajtur dy seanca. Vendimi nga gjyqtari i çështjes Selajdin Pisqyli nuk është marrë ende.

Burime nga Gjykata e Korçës pohuan se proçesi po vijon me marrjen e provave dhe raporteve,me të cilat i kreu i një prej bandave të Vlorës argumenton kërkesën e tij për liri me kusht.