PS ‘ndez motorët’ e fushatës në Gjirokastër, Çuçi: Vota për ata që kemi përballë është kthim pas
Socialistët në Gjirokastër zhvilluan sot një takim për fushatën elektorale të vitit 2021. Drejtuesi politik i qarkut, ministri Bledi Çuçi, mblodhi kryetarët e bashkive dhe të partisë në rang qarku. Çuçi thotë se PS po shkon drejt një mandati të tretë si e vetmja alternativë që shqiptarët mund t’i besojnë.
Reagimi i Çuçit
Me kryebashkiakët dhe kryetarët e PS-së në qarkun Gjirokastër në një takim të parë për organizimin e ri elektoral në zgjedhjet e vitit 2021.➡️ Ndamë detyrat sipas çdo strukture, duke filluar me rifreskimin e listave të anëtarëve të PS-së e deri tek modeli i ri i fushatës që do të ndjekim, model që me siguri nuk do të jetë ai klasiku për shkak të pandemisë së Covid 19. ✍ E pavarësisht kësaj një gjë është e sigurt, Partia Socialiste po shkon drejt fitores së padiskutueshme për një mandat të tretë qeverisës. ✅ Vota për Partinë Socialiste është e vetmja garanci që të vijojë transformimi i Shqipërisë në të katër anët dhe reformat në të gjithë sektorët.???? Vota për ata që kemi përballë është votë e çuar dëm dhe kthim pas aty ku ishim 7 vite më parë.⛔ Kurrsesi nuk mund ta lemë Shqipërinë në dorë të një pakice që s’ka për të qenë asnjëherë shumicë dhe mos o Zot t’i besosh qeverisjen.???? PS është e vetmja alternativë për Shqipërinë që duam????