VIDEO/ Butrinti ‘nuk braktiset’, turistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Polonia
Qyteti antik i Butrintit ndryshe nga sajtet e tjera arkeologjike që janë krejtësisht të boshatisura, po pret disa turistë. Ata janë kryesisht shqiptarë të Kosovës, por edhe turistë nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Polonia. Fluksi më i lartë shënohet në fundjavë, thotë drejtori Erlind Sulo.
“Kemi shqiptarët e Kosovës që dynden në fundjavë dhe Butrinti është një nga atraksioni që ata e kanë përzemërt. Duke parë fluksi po rritet, ministria e kulturës ka lancuar nismën e diela falas. Të dielën e kaluar u shënua numri më i lartë që par pandemisë me 1100 vizitorë”, tha Drejtori i Parkut Kombëtar Butrint, Erlind Sulo.
Turistët kryesorë të Butrintit janë shqiptarët e Kosovës, maqedonasit, bullgarët e polakët.
“Situata në parkun e Butrintit është premtuese. Kanë ardhur vizitorë me kombësi të ndryshme por kryesisht nga Ballkani dhe Europa Lindore”, theksoi Sulo.
Ndryshe nga drejtori i qytetit antik, një taksist shprehet se puna ka rënë.
“Sot rruga e parë që kam bërë nga Ksamili në Butrint. Vjet ishte shumë mirë s’ka lidhje me këtë vit”, u shpreh taksisti.
Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961 dhe është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit. Ai mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.