Ministri Turizmit Blendi Klosi promovon qytetin antik të Butrintit

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, përmes një postimi ditën e sotme ka promovuar Parkun Kombëtar të Butrintit.

Klosi shkruan se “Rrënojat 2500-vjeçare të Butrintit janë zemra e një parku madhështor të gjelbër. Gëzon tre statuse, Park Kombëtar Arkeologjik, pasuri e UNESCO-s si dhe Park Kombëtar për vlerat natyrore të tij.

Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1992 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

POSTIMI I PLOTË I BLENDI KLOSIT.

Rrënojat 2500-vjeçare të Butrintit janë zemra e një parku madhështor të gjelbër. Gëzon tre statuse, Park Kombëtar Arkeologjik, pasuri e UNESCO-s si dhe Park Kombëtar për vlerat natyrore të tij. Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1992 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kjo sipërfaqe u zgjerua në vitin 1999.

Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës.

Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike prej 1600 ha, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga Kanali i Vivarit.

Rrënojat 2500-vjeçare të Butrintit????️ janë zemra e një parku madhështor të gjelbër. Gëzon tre statuse, Park Kombëtar…

Posted by Blendi Klosi on Wednesday, July 8, 2020