Igumenicë/ Kapen 800 kg kanabis sapo kishin kaluar doganën shqiptare, arrestohet shoferi dhe shoqëruesja
Një sasi prej 800 kg kanabis është kapur mëngjesin e sotëm nga policia greke, sapo kishte kaluar doganën e Qafë Botës.
Aksioni për kapjen e kësaj sasie është zhvilluar rreth orës 06:00 (me orën greke).
Droga ishte fshehur në një kamion frigoriferik, i cili sapo kishte kaluar doganën shqiptare dhe atë greke, dhe po tentonte të futej në tokën greke.
Mediat greke raportojnë se janë arrestuar dy grekë, shoferi dhe shoqëruesja.