Ministria e Shëndetsisë konfirmon 1 rast pozitiv me Covid-19 në Sarandë
Ministria e Shëndetsisë para pak minutash publikoi bilancin e të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Në total u shënuan 45 raste, ndërkohë 3 raste pozitive ishin në Delvinë dhe në 1 rast në Sarandë.
Menjëherë është kryer izolimi i këtyre personave dhe vijon gjurmimi i kontakteve.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë”, theksohej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetsisë. /Sarandanews.com/