3 metra i gjatë, peshkaqeni dhelpër bie në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë
Një peshkaqen i rrezikshëm bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për peshkaqenin dhelpër që ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve. Peshkaqeni është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg.
Ky peshkaqen e ka marr emrin dhelpër për shkak të mënyrës sesi lëvizë në det duke bërë dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë.
Dredhat i bënë me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.
Ky lloj peshkaqeni hynë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai. Kjo specie nuk haset shpesh në brigjet shqiptare, por vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale.
Karakteristikë e veçantë e tij është bishti, tipar dallues për këtë grabitqarë gjithashtu është edhe truri i tij.