Blendi Klosi me koordinatorët elektoralë të bashkisë Sarandë: Gati për fitore më 14 maj

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me koordinatorët elektoralë të bashkisë së Sarandës.

Klosi shkruan se janë gati për fitoren e bashkisë më 14 maj.

“Në Sarandë, ku zhvillova një takim me koordinatorët elektoralë të bashkisë.

Ekipi i Partisë Socialiste është gati dhe ka filluar punën për një tjetër rezultat pozitiv në zgjedhjet vendore të 14 majit”, shkruan Blendi Klosi.