Disiplina dënon ashpër lojtarin e Butrintit, Benardo Bazaj
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për ndeshjet e javës së fundit në futbollin kombëtar.
Futbollisti i skuadrës së Butrintit, Benardo Bazaj, ëshë dënuar me 5 ndeshje pezullim për shkak të sulmit që i ka bërë kundërshtarit.
“Lojtari i KF Butrinti, Benardo Bazaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.
Dënimi i lojtarit sarandiot ka ardhur pas goditjes që i bëri futbollistit kundërshtar në sfidën që Butrinti luajti të mërkurën në fushën e saj kundër Maliqit ku u mund me rezultatin 0-2./Sarandanews.com/