Tërmet në ishullin grek të Korfuzit, ndjehet dhe në Sarandë
Një tërmet 3.7 ballë Rihter ka rënë pak më parë në Korfuz.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në hapësirën detare në veri të ishullit grek të Korfuzit dhe perëndim të plazhit të Kakomesë.
Tërmeti është ndier edhe në qytetin e Sarandës, por pa shkaktuar dëme materiale.