Sarandë, denoncimi: Ujërat e zeza vijojnë në derdhen në det
Pavarësisht se po kryhet një investim në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza në Bulevard, ujërat e zeza vijojnë në derdhen në det, pasi ato nuk janë futur në rrjetin e ri.
Denoncimi vjen nga biznesmeni dhe qytetari sarandiot Pipo Cabiri.
Ai apelon ndaj strukturave shtetore ndërprerjen e menjëhershme të punimeve dhe zgjidhjen përfundimtare të kësaj “katastrofe ekologjike” siç e cilëson ai.