Takimi me Sandër Lleshajn dhe Ardi Veliun, Qilimi: Na u premtua shtim të efektivëve në komisariatin e Delvinës
Kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi, ishte dje e pranishme në takimin e zhvilluar në Sarandë ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Brenshëm Sandër Lleshaj.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Qilimi shkruan se u është premtuar se në kuadrin e ristrukurimit të policise do të ketë shtim të efektivit edhe në komisariatin e Delvinës.
“Ne takimin e djeshem ne qytetin e Sarandes me Ministrin e Brendshëm Z. Sandër Lleshaj Kryetarët e Bashkive, deputetë, përfaqësues vendorë, Prefektin, drejtues të #PolicisësëShtetit e #IKMT etj
Tematika e ketij takimi ishte mbarëvajtja e sezonit turistik, mbrojtja e mjedisit ,lufta antikanabis etj
Pata rastin te bisedoj nga afer me Z.Sander Lleshaj dhe Z.Ardi Veliu .
Diskutuam per problemet qe shqetesojne komunitetin e Delvines ,probleme qe i beri te ditura ne takim edhe deputeti i zones Z .Alket Hyseni .
Na u premtua se ne kuadrin e ristrukurimit te policise do te kete shtim te efektivit edhe ne komisariatin e Delvines.”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/