Detajet për Tunelin e Llogarasë: Kalohet me pagesë, shpejtësi 50-80 km/ orë dhe gjatësi 6 km. Zbardhet studimi i fizibilitetit
Ministria e Infrastrukturës ka hapur tenderin ndërkombëtar 624 milionë e 718 mijë lekë lekë për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për Tunelin e Llogarasë. Ky projekt do të financohet me fondet e buxhetit të shtetit.
Referuar studimit të fizibilitetit, projekti që kërkohet – pjesë e Rrugës Shtetërore SH8 – përmban terrenin më të ndërlikuar dhe kushtet më të këqija në rrugë, me një kapacitet trafiku shumë të ulët dhe një shërbim të dobët, duke shkaktuar rreziqe të mëdha të drejtimit të automjeteve, veçanërisht gjatë motit me shi ose me dëborë gjatë dimrit.
Tuneli i Llogarasë ndodhet në Shqipërinë jugore pjesë e segmentit rrugor SH-8, i cili eshte kategoria C2 sipas Rregullit Teknik 2015, si dhe rrugë kalimi nga Vlora në Sarandë në pjesën e turistike të bregdetit Jon.
Tuneli ndodhet rreth 20 km në jug të qytetit të Vlorës dhe fillon rreth 500 m në veri perëndim të urës së Shën Eliza që lidhet në fundin e lotit 1 dhe përfundon rreth 1.4 km në perëndim të urës së Palasës. Gjatësia e rrugës arrin në 7.4 km, duke përfshirë tunelin rreth 5.7-6.0 km i gjatë dhe dy urat. Përkatësisht ura e parë fillon rreth 500-700m pas daljes se tunelit me gjatësi totale rreth 60 metra dhe ura e dytë fillon rreth 1 km nga ura e parë me gjatësi rreth 120 m. Seksioni i urave eshte 11.2m.
-Tuneli është parashikuar me shpejtësi 50-80 km/orë me një karixhatë me dy sens lëvizje. Gjatësia e parashikuar e tunelit është rreth 5.7-6 km.
Tuneli është i gjerë 12.8 m që përbëhet nga dy korsi 2×3.5m, dy kuneta 2×0.25m dhe dy trouar 2×0.85m, si dhe tunel emergjence.
Kjo kategori rrugore ka 2 x 3.5 korsi levizje + 2 x 1.25 bankina te asfaltuara dhe 2x 0.75 bankina te paasfaltuara
Ky tunel parashikohet, që në përfundim të tij, të kalohet me pagesë.
“Projekti do të fillojë në fund të Lotit koncesionar i cili në përmirëson dhe rehabiliton duke e vendosur në standart SH-8 . Për sa i përket kërkesave tjera të standartit për ndërtimin e stacioneve të pagesës, qëndrave të monitorimit apo veprave të veçanta të artit, pikënisja mund të merret paraprakisht në seksionin e drejtë të rrugës ekzistuese afër pikës përfundimtare të Lotit koncensionar, rreth 500 m nga Ura e Shën Elizës.
Pika përfundimtare parashikohet të vendoset në kthesën fundit të fortë të seksionit zbritës në rrugën ekzistuese, që lidhet me rrugën ekzistuese, rreth 1.4 km larg nga Ura e Palasës.Gjithsesi kjo do të mbetet në dorën e projektuesit që do shikojnë variantin më të arrirë teknik” shkruhet në studimin e fizibilitetit.
Projekti i kërkuar i Tunelit të Llogarasë ndodhet në jug të Shqipërisë. Projekti nuk ka të bëjë vetëm me rrugën Orikum-Himarë dhe pjesën përbërëse të autostradës SH8, por është edhe rrugëkalimi kryesor nga Vlora në Sarandë.
Projekti i kërkuar është përbërësi kryesor i autostradës SH8 që lidh Fierin, Vlorën dhe Sarandën nga veriu në jug, duke u konsideruar kështu si autostrada më e rëndësishme kombëtare në bregdetin jugor shqiptar.
Pas përfundimit të tij, distanca hapësinore midis qyteteve bregdetare shqiptare, veçanërisht midis atyre në bregdetin jugor si Vlora dhe Saranda do të shkurtohet, në mënyrë që të mundësohet një ndërlidhje më e mirë mes tyre, të ndërtohet një rrip ekonomik bregdetar dhe të promovohet zhvillimi i përgjithshëm dhe i shpejtë i ekonomisë dhe shoqërisë së vendit.
Parashikimi i trafikut
Projekti i kërkuar është një përbërës kryesor i SH8. SH8-ta lidh Fierin, Vlorën dhe Sarandën nga veriu në jug, dhe është rruga më e rëndësishme kombëtare në Bregdetin e Jugut të Shqipërisë.
Pas këtij përfundimi të këtij projekti, distanca hapësinore midis qyteteve bregdetare shqiptare, veçanërisht midis atyre në bregdetin jugor si Vlora dhe Saranda do të shkurtohet, në mënyrë që të mundësohet një ndërlidhje më e mirë midis këtyre qyteteve, të ndërtohet një rrip ekonomik bregdetar në Shqipëri dhe të promovohet zhvillimi i përgjithshëm dhe i shpejtë i ekonomisë dhe shoqërisë së vendit.