COVID-19/ Shënohet rasti i parë në Sarandë, një 23-vjeçar nga Ksamili…
Shtimi i rasteve në të gjithë vendin gjatë ditëve të fundit nuk duket se është ndalur.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar raste të reja të koronavirusit.
Kështu, raportohet se është shënuar edhe rasti i parë me COVID-19 në Sarandë.
Një i ri 23-vjeç, nga zona e Manastirit pranë Ksamilit ka shkuar dje me pneumoni në Spitalin e Sarandës.
Atij i është marrë tamponi dhe sot ka rezultuar pozitiv. Ai jetonte me familjen.
Pritet nisja e tij drejt Tiranës. Po vijon hetimi epidemiologjik dhe i kontakteve të tij.