Majlinda Qilimi: Senica i ka mundësitë të shndërrohet në një atraksion turistik

Kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Senicë.

Fokusi i takimit ishte mundësia për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për problemet e zones, si dhe për ta shndërruar këtë zonë në një atraksion turistik.

“Në Senicën e lashtë, ku Zoti pa kursim ka derdhur shumëllojshmëri ngjyrash e pasurish natyrore.

Në Senicën e kulturës dhe dijes, ku banorët e zonës mishërojne vlera të larta qytetarie!

Diskutuam gjerë e gjatë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për problemet e zonës.

Senica i ka mundësitë të shndërrohet në një atraksion turistik”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/