“Djemtë e Labërisë” protestë para Konsullatës greke, 9 të shoqëruar. Aktivistja: S’ka genocid më të madh në shekullin e 21 se sa…
Anëtarët e Forumit Patriotik “Djemtë e Labërisë” kanë njoftuar sot një protestë para konsullatës greke në Gjirokastër, por policia nuk i ka lejuar.
Ndërsa këta të fundit dhe aktivistë të tjerë kanë nisur grumbullimet para këtij institucioni, policia i ka ndaluar. Raportohet se deri më tani ka 9 të shoqëruar në polici.
Protestuesit thonë se policia ka ngritur si justifikim situatën e COVID 19 në vend për t’i ndaluar, ndonëse këta të fundit pretendojnë që një ghjë të tillë e ka urdhëruar konsullata.
Ata thonë se nuk ka genocid më të madh në shekullin e 21-të se sa të ndalosh protestën e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të drejtat e tyre.
“Shqiptarët në Greqi nuk kanë as të drejtat elementare të njëriut, kur kjo ju mohohet në një vend anëtar të Natos e BE, vend që aderon në të gjitha organizatat ndërkombtare, c’mund të presësh. Shqiptarët në Greqi nuk kanë të drejtë të flasin e shkollohen në gjuhën shqipe, nuk lejohen të vendosin një lule në varrin e të parëve të tyre.
A ka genocid më të madh në shekullin e 21? Si mund të heshtim para këtij genocidi? Ndërsa grekët këtu jo vetëm kanë të drejta, por edhe i teprojnë ato”,- thotë njëra prej protestueseve.
Ajo tha ndër të tjera se: “ Policiët këtu po na marrin e po na dërgojnë në komisariat, kinse prej pandemisë. Se kuptoj pse nuk na lejojnë të protestojmë kur ne jemi të gjithë të pajisur me maska e doreza. Fajësoj qeverinë, e ministrin e Brendshem se s’mund të na arrestojnë kështu në shekullin e 21”.