Fatos Nano dhe familja e tij bëjnë testin e koronavirusit, del përgjigja
Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për koronavirusin.
Abcnews.al mëson se përgjigjet për të tre ata kanë rezultuar të jetë negative.
Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar.
Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës deri më tani, dihet që me koronavirusin është infektuar deputeti Adriatik Alimadhi.