1 rast me Covid-19 në Gjirokastër? Kreu i ISHSH qetëson qytetarët: Ja si qëndron e vërteta
Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive.
Përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Ndërsa një rast është përfolur edhe në Gjirokastër por pas panikut të hapur nga disa media ,ky informacion u “rrëzua” nga kreu i ISHSH Edi Sinojmeri i cili nëpërmjet një statusi në fb ka sqaruar situatën.
Statusi si mëposhtë:
“Në respekt te opinionit publik, ju bëj me dije se asnjë lajm apo qoftë informacion në lidhje me pacientin që është i shtruar në QSUT që në datë 20 Maj nga Gjirokastra, dhe që vazhdon të jetë akoma i shtruar, nuk është konfirmuar nga strukturat tona!
Gjirokastra, qytetarët edhe subjektet mbeten shembull i respektimit të ligjit!”
Nga ana tjetër , rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.
Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
COVID-19 – Statistika (11 Qershor 2020)
Testime totale 19562
Raste pozitive 1385
Raste të shëruara 1001
Raste Aktive 349
Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 211
Shkodër 42
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 16
Mat 9
Lushnje 5
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Vlorë 1
Elbasan 1