Hariz Mema dizinformon pushuesit shqiptar: Ja si çelet sezoni turistik në Sarandë

Hariz Mema ose Memeja siç e njohin së fundmi për memet që hedh në profilin e tij, ditën e sotme ka publikuar një foto nga aksioni i IKMT.

Në foton e publikuar nga Mema ai shkruan se ky aksion është zhvilluar në Sarandë.

“ Çelet zytarisht në Sarandë sezoni turistik 2020”, shkruan kryetari i PD Sarandë në foton e publikuar.

Por e vërteta është krejt e kundërta, pasi foto e publikuar nga Mema nuk ka të bëjë aspak me një aksion të IKMT në qytetin e Sarandës.

Foto e publikuar nga Hariz Mema është gjatë aksionit në plazhin e Velipojës ku janë prishur disa objekte.

Pra, kemi të bëjmë një dizinformim nga ana e Hariz Memës që sulmon qytetin e tij në prag të sezonit turistik. /Sarandanews.com/

FOTO E PUBLIKUAR NGA HARIZ MEMA

 

FOTO E MARRE NGA IKMT