Bashkia Sarandë nis punën për rregullimin dhe pastrimin e plazheve publike
Plazhet e qytetit të Sarandës, do të jenë të disponueshme pas datës 15 qershor.
Bashkia e Sarandës ka nisur rregullimin dhe pastrimin e këtyre e hapsirave për të qenë gati për çeljen e sezonit turistik.
Kryebashkiaku Adrian Gurma ka ngritur grupin e punës të menaxhimit të situatës të sezonit turistik 2020 me përfaqësues nga të gjitha strukturat e bashkisë.
Bashkia ka theksuar se do të mobliziojë strukturat e saj për të asistuar bizneset pas mbylljes dy mujore për shkak të pandemisë COVID-19 dhe orientimin e tyre për zbatimin e kushteve strikte.