Hapet tenderi: Saranda dhe Ksamili do të furnizohen me ujë me botë në periudhën e verës
Ujësjellës kanalizime sha Sarandë ka publikuar njoftimit për hapjen e tenderit me vlerë 1,800,000.00 lekë pa TVSH për furnizimin me ujë me botë në periudhën e verës për familjarët e zonave të shërbimit në Sarandë, Ksamil dhe Gjashtë.
Sipas këtij njoftimit afati i fundit për të aplikuar për këtë tender është data 22 qershor ora 10:00.
Gjithashtu UKT specifikon se shumatorja e çmimeve për njësi do të jetë 493.75 lekë pa tvsh dhe se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin do të jetë 3 muaj pas lidhjes së kontratës.