Lufta kundër kanabisit, prefekti Vlorës takim pune me kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë dhe Finiq
Në kuadër të aksionit të vazhdueshëm kundër kultivimit të kanabisit, Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takim pune me kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë dhe Finiq, si dhe me prezencë të Nën/prefektëve të Sarandës dhe Delvinës, me temë diskutimi rritjen e përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit midis të gjitha institucioneve që janë pjesë e Task Forcës Antikanabis, deri në zhdukjen përfundimtare të këtij fenomeni.
Të gjitha kategoritë e Njësive të Vetqeverisjes Vendore, duhet të bëjnë kontroll territori dhe shkëmbim informacioni me Policinë, referuar detyrave të lëna nga Ministri i Brendshëm.