Rezultoi pozitive me COVID-19 në Sarandë, shërohet shtetesja ukrainase

Shtetesja ukrinase që rezultoi pozitive në Sarandë me COVID-19, është shëruar plotësisht.

Burime për Sarandaneës.com kanë bërë me dije se shtetesja ukrainase që ishte shtruar në spitalin infektiv pas transportimit nga Saranda për në Tiranë, ka lënë spitalin pas shërimit të plotë me koronavirus.

Rasti i saj me COVID-19 u bë publik me datë 29 maj pas analizave që bëri në spitalin e Sarandës ku rezultoi positive. /Sarandanews.com/