Tragjike, vdes studentja shqiptaro-greke, gabimi mjekësor gjatë operacionit i merr jetën (EMRI)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi.
Ka ndërruar jetë studentja shqiptaro-greke 22 vjeçare Aleksandra Bistolaki, pasi ka kryer një operacion në një spital privat.
E reja ka kryer një ndërhyrje rutinë më 22 maj për heqjen e një cisti që i shkaktonte çrregullim hormonal. Pas ndërhyrjes në një klinikë private të njohur e reja nuk është ndjerë mirë dhe ka pasur shqetësime.
E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, së bashku me bashkëshortin grek, e dërguan vajzën në spitalin e madh të Athinës, Georgios Genimatas në të cilën e reja ka rënë në koma.
Fillimisht raportohet se shkak për vdekjen e saj ka qenë një mbidozë e anestezisë, megjithëse pritet raporti i mjekut ligjor për të dhënë versionin e saktë.
E reja ka ndërruar jetë dje më 1 qershor.