Komisionet e posaçme të Këshillit Bashkiak Sarandë vijojnë punën për miratimin e drafteve dhe përcjelljen në mledhjen e rradhës
Mesditën e sotme të 01 qershorit 2020, komisjoni i posaçëm i këshillit bashkiak të Sarandës për miratimin e rregulloreve , ka mbajtur mbledhjen e rradhës në zyrën e sekretarisë së këtij këshilli pranë mjediseve të bashkisë Sarandë nën drejtimin e këshilltarit Mehmet Nelaj.
Është përfunduar diskutimi i tre projektrregulloreve nga ky komisjon dhe pritet miratimi i tyre përfundimtar në marrjen e formës ligjore nga mbledhja e këshillit bashkiak të rradhës.
I rëndësishëm është për t’u nënvizuar kodi etik i këshilltarit dhe mardhëniet e këtij këshilli me mediat, vendime të cilat merren për herë të parë në historinë e funksionimit të këshillit bashkiak në Republikën e Shqipërisë.