Saranda dhe një pjesë e Ksamilit, plazhe falas dhe pa shezllone në këtë sezon
Ky sezon i ri turistik i cili pritet të hapet së shpejti do e gjejë Sarandën pa shëtitore.
Në një intervistë për Abc News kryebashkiaku Adrian Gurma u shpreh se bulevardi i ri do të jetë gati sezonin e ardhshëm.
Sa i përket plazheve, ai ka thënë se vija bregdetare nga porti deri tek Hotel Butrinti do të jetë falas pa pagesë e pa shezllone.
E njëjta situatë shtoi kryebashkiaku do të jetë edhe në një pjesë në bregdetin e Ksamilit.