“Qytetari dixhital” i Berishës: Flamur Golemi thyen karantinën në Sarandë
“Plazhet hapen vetem per narkozyrtaret edhe qente e tyre, Ndalohen per qytetaret!”, kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook teksa publikon një foto, ku pretendon se është kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.
Sipas ‘qytetarit dixhital’ që i ka shkruar Berishës, në foto thuhet se është kryetari i Gjirokastrës pavarësisht se pamja nuk është shumë e qartë për t’u kuptuar.