Në fokus një marrëveshje tjetër me Ramën? Ja si përgjigjet Basha
Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në Abc News se nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën për Reformën Zgjedhore.
Basha tha se të mirës së vendit nuk i shërben një tryezë e tij me Ramën, duke shprehur vendosmërinë se do t’i çojë shqiptarët drejt kutive të votimit.
“Të mirës së vendit nuk i shërben një tryezë me Ramën. Ne do të këmbëngulin që shqiptarët të shkojnë sa më parë drejt kutive të votimit.
I vetmi njeri i interesuar për të shpërndarë zëra sikur ka marrëveshje mes nesh i shërben Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtjet dhe papunësia.
Për qytetarët problem është buka e gojës. Nuk ka asnjë marrëveshje mes meje dhe Edi Ramës. Marrëveshjen e kemi me popullin. Pa e ndëshkuar Edi Ramën e keqja do përsëritet. Të gjitha krimet e tij do të ndëshkohen”, tha Basha.