VIDEO/ Saranda në normalitet të plotë, gati për sezonin turistik

Që prej datës 27 prill kur Saranda ishte
ndër të parat bashki që u fut në hartën e zonave të gjeblërta, në qytet njerzit i janë rikthyer tashmë një normaliteti të plotë.

Fakti se në qytetin bregdetar gjatë kësaj pandemie nuk u rregjistrua asnjë rast me COVID-19, bëri që qytetarët si dhe bizneset të përgatiten për nisjen e sezonit turistik.

Prej shumë ditësh bizneset hoteliere, baret, restornatet etj, janë gati për të pritur turistët në Sarandë, që këtë vit do të ketë ulje çmimesh.

Pritet që gjatë muajit qershor të mbërrijnë dhe turistët e huaj me chartera.

Fokusi kryesor do të jetë edhe thithja e turistëve vendas, si dhe turistëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /Sarandanews.com/

???? #Saranda në normalitet të plotë#VisitSaranda #PushimenëSarandë #Sarandanews

Posted by Sarandanews.com on Friday, May 22, 2020