VIDEO/ Rruga Salarisë: Nis hedhja e asfaltit, përurimi në qershor
Kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ka ndjekur sot nga afër punimet që po zhvillohen në aksin rural Salari – Dukaj. Rruga nisi punimet në fillim të këtij viti ndërsa tashmë po shkon drejtë fazës finale.
Ky investim është një ndër projektet i cili, ka marrë jo pak kohë deri në sigurimet e fondeve për realizimin e saj,me një kosto të llogaritur rreth 2 milion euro ku përfshin një sërë veprash që sigurojnë jetëgjatësinë e saj. Rruga ka shtrirje gjatësore 7 Km dhe gjerësi 4.8 metra.
Aktualisht ka nisur hedhja e shtresave të asfaltit, ndërsa vijon puna për përfundimin e saj.
Qershori, do të jetë muaji i përurimit të saj e bashkë me të edhe shtëpia e heroit Selam Musai,e cila është në listën e monumenteve të kulturës dhe pjesë e fondit kulturor të bashkisë…