Greqia i jep fund mbylljes, kur pritet të hapë kufijtë për turistët
Greqia i jep fund mbylljes për shkak të pandemisë covid.
Shteti fqinj ka vendosur që më 15 qershor të rihapë kufijtë plotësisht për turistët.
Ky fakt u konfirmua nga kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis gjatë një samiti të përbashkët me vende të tjera të Ballkanit.
“Në fillim të muajit qershor do të hapen kufijtë për udhëtimet e bizneseve, punëtorët sezonal dhe për pjesëtarët e familjeve që banojnë në vende të tjera.
Ndërsa për turistët kufijtë do të hapen më 15 qershor”, u shpreh Mitsotakis.
Po ashtu, edhe Italia vendosi pak ditë më parë për hapjen e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit me 3 Qershor.