Greqia hyn në fazën e tretë të heqjes së masave kufizuese
Greqia hyri sot në fazën e saj të tretë të kthimit në normalitet, me hapjen e shkollave të mesme dhe të larta, si edhe të qendrave tregtare, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencive të tjera.
Klientët e qendrave tregtare duhet të ruajnë distancimin social, si edhe të vënë maska për të ndihmuar në parandalimin e një valë të re të virusit.
Vendet arkeologjike, gjithashtu, po rihapen duke plotësuar masat e nevojshme të sigurisë për të mbajtur një distancë prej 1,5 metrash mes personave, me pranimin e një numri të caktuar të vizitorëve për zonën arkeologjike, duke shënuar rrugëve të sigurta e të veçanta të hyrjes dhe daljes.
Me shpërthimin e epidemisë, Greqia ishte një nga vendet e para europiane që urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, bareve, kafeneve, restoranteve, klubeve të natës, palestrave, qendrave tregtare, kinemave, dyqaneve me pakicë, muzeve, vendeve arkeologjike dhe hoteleve.