Ilir Meta: Nga 2 marsi, Shqipëria do të bëhet kuqezi, jo mavi
Presidenti Meta doli në një konferencë për shtyp pasditen e sotme ku u shpreh se kjo mazhorancë ka rrëmbyer në mënyrë mafioze anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit.
“Iu kemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t’i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkuan dhe nuk e gjetën dot”, tha Meta.
Meta bëri të ditur se do të ketë çdo ditë konferencë për mediat, ndërsa, teksa foli për “besëlidhjen” e 2 marsit, tha se Shqipëria do të bëhet kuqezi pas kësaj dite.
“Nga 2 marsi, Shqipëria do të bëhet kuqezi, siç e duan të gjithë shqiptarët dhe siç ka qenë jetë e mot”, tha Meta.