Italia raporton numrin më të ulët të vdekjeve në 2 muajt e fundit
Po shkon drejt përmirësimit të ndjeshëm situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit në Itali.
Emergjencat Civile raportojnë se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë humbur betejën me Covid-19, 153 persona, shifra më e ulët kjo e regjistruar në dy muajt e fundit.
Përmirësim i ndjeshëm u regjistrua dhe në Lombardi ku ditën e fundit pati vetëm 39 viktima.
Gjithashtu ulje të ndjeshme ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj, i cili ditën e fundit u rrit me 875.
Të shëruarit ishin sërish mbi 2000 persona.