Përleshje në burgun e Vlorës, plagoset një i dënuar, dhunohen edhe disa gardianë
Në burgun e Vlorës ka ndodhur një përleshje fizike, ku janë përfshirë të burgosur dhe efektivë të policisë të këtij burgu.
Një nga të burgosurit ka mbetur i plagosur, ndërsa janë dhunuar edhe disa policë të institucionit në fjalë. Ngjarja ka ndodhur në datën 3 maj.
Mësohet se tre të dënuar, Eduart Xhezo, Emilent Dhepa dhe Lulzim Demiraj kanë rrahur të burgosurin tjetër Eduart Ahmeti.
Kjo ngjarje është referuar në prokurori, e cila nga ana e saj i kërkoi gjykatës vendosjen e një regjimi të veçantë ndaj të burgosurit Lulzim Demiraj.
Ndërkohë nuk bëhen të ditura motivet e kësaj përleshjeje brenda ambienteve të burgut të Vlorës.