Ngatëroi Pashko Vasën me Fishtën, reagon deputeti nga Delvina: Doja të fusja mediat në kurth dhe e bëra qëllimisht me lojën time
Deputeti nga Delvina, Ervis Meço, ka reaguar pas gafës në parlament ku ngatërroi vargjet e Pashko Vasës me ato të At Gjergj Fishtës.
Ai thotë se këtë e bëri qëllimisht pasi donte të fuste në kuth gazetarët, duke siguruar se është i ditur.
“I falenderoj Mediat, për promon që më bënë duke rënë në kurthin e lojës sime të vetëdijshme për lapsusin (Fishta-Pashko Vasa).????
Kush do të testojë vërtetë dijet e mia nga gazetarët prestigjozë i ftoj në një sfidë publike në çdo studio televizive.
Në pritje…✋????”, thotë Meço i cili duhet komplimentuar për këtë strategji të qartë pasi kështu të paktën me siguri do të mbahet mend për diçka.
Deputeti nga #Delvina, recitoi vargjet e poezisë “O moj Shqypni” për t’i përcjellë një mesazh deputetëve të tjerë, por ngatërroi autorin Pashko Vasa me At Gjergj Fishtën ????
Posted by Sarandanews.com on Thursday, May 14, 2020